Mourinho sikurse Ferguson te United, vjen përgjigja e portugezit

Kontrata aktuale e Jose Mourinhos me Manchester Unitedin përfundon pas tre sezonesh.

Por në ditë e fundit është duke u folur për një marrëveshje të re të propozuar nga klubi për trajnerin.

Zgjatje të kontratës për 10 vite të tjera. Por 53-vjeçari nuk rrëmbehet edhe aq, por tregon atë që ka dëshirë.

“Nuk më kanë ofruar asgjë. Më kanë mbështetur shumë dhe gjithmonë kam menduar se tre vjet janë pak për mua në këtë klub të madh”.

“Unë e dashuroj punën te Manchester United, këtu e dinë se nëse më ofrojnë një kontratë të re e nënshkruaj menjëherë”, ka thënë Jose Mourinho.

Edhe pse Manchester United  dhe Mourinho janë 13 pikë larg vendit të parë, kjo nuk e brengos trajnerin duke thënë se në fund do të shihet puna e tij. /Telegrafi