Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Temperaturat sipas IHMK-së, minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas ditën e diele nga jugperëndimi me shpejtësi deri 6m/s. Shtypja atmosferike vazhdon ti ruaj vlerat e normales me tendencë të zbritjes javën e ardhshme.

Ndërsa, java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil, erëra, zbritje të  temperaturave maksimale për  10-12 gradë Celsius dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT