Moti sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë.

“Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqëroj gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Të mërkurën pasdite dhe te enjten ka mundësi që të ketë riga lokale shiu, meqë mbi vendin tonë do të ketë kalim vranësirash të cilat do të rrisin intensitetin e zhvillimit në mesjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Fushat barike vazhdojnë të mbesin të larta për gjatë gjithë javës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT