Moti për ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur për temperaturat që do mbajnë gjatë kësaj jave.

Komunikata e plotë e Institutit:

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë javës. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut.

Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 4C deri 6C celsius, kurse më e larta e ditës do të lëvizë ndërmjet 18C deri 20C celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s. Temperaturat maksimale në ditët në vijim do të jenë gjithnjë në ngritje, kurse në mesin e javës së ardhshme, sipas parashikimeve numerike maksimalet e ditës pritet të shenojnë vlera mbi 27C celsius.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT