Moti nesër në Kosovë, pritet rënie e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ku do të ketë rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT