Moti në Kosovë: Shi dhe vranësira, por me temperatura 10 deri 13 gradë

Sipas Instituti Hidrometeorologjik, nga e hëna pasdite deri të premten, përveç të enjtes, do të kemi reshje shiu, të cilat do të përcillen me borë në viset me lartësi mbidetare mbi 1500 metra.

“Mot kryesisht i vranët dhe jostabil do të na shoqërojë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Janë fushat me presion labilë të cilat do të krijojnë këtë gjendje meteorologjike. Temperaturat maksimale gjatë kësaj periudhe do të regjistrohen ndërmjet 10-13 gradë celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius. Reshjet e shiut do të pushojnë për të vazhduar në pjesën e dytë të ditës së hënë .Do të thotë se reshje shiu të cilat do të përcillen me borë në viset me lartësi mbidetare mbi 1500m do të vazhdojnë të martën , të mërkurën dhe të premten.

Nga dita e enjte ka mundësi që nëpër lugina dhe vende të ulëta të krijohen mjegullat për shkak të radiacionit, reshjeve dhe amplitudave në fushat termike. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme tri ditët e para dhe më pas dominues do të jetë drejtimi verilindor, shpejtësia e së cilës do të arrijà « nga 1-7m/s.

Sasia mesatare e reshjeve në gjithë territorin e vendit është regjistruar nga 42 litra për m2 në rrafsh të Kosovës deri në 60 litra për m2 në rrafsh të Dukagjinit, thuhet në parashikimin e IHMK-së”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT