Moti

Ditëve në vijim mbetet mot i butë me vranësira të ndryshueshme, në ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull

Cikloni që solli përkeqësim të motit ditëve të shkuara në rajon, sot po zhvendoset në veri të rajonit në drejtim të lindjes së kontinentit, njofton Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, në ditët në vijim, mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore, që do të kushtëzojnë mot më stabil, por me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

“Mundësi për riga lokale shiu priten pasditen e ditës së nesërme, e orëve të mëngjesit nëpër ultësira ekzistojnë kushte për formim të mjegullave. Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Mesdheu do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe”, njofton PW.

“Në ditët në vijim, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme”, thekson shërbimi i meteorologjisë.

Parashikimi për datat 14-18 nëntor:

14.11 – Butë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

15.11 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

16.11-17.11 – Mbetet mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të dielën në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

18.11 – Herët në mëngjes me shi, gjatë ditës mot i butë, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga 4C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.