Mosmarrëveshja në Gllobar të Drenasit përfundon me dëmtim të xhamash

Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje në Gllobar të Drenasit ka përfunduar me dëmtim të dritareve të një lokali, ku organet kompetente kanë arrestuar të dyshuarin.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku thuhej:

Gllobar, Drenas 07.12.2016-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjtë pas në mosmarrëveshje me ankuesin mashkull K-Shqiptar i kishte dëmtuar dritaret e lokalit të tij. Vlera e dëmit sillet rreth 200€ ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/