Moska “parasheh luftë” në Ballkan

Rusia ka shfaqur “shqetësim të thellë” për shkak të incidentit ditë më parë në fshatin Goshnicë të Maqedonisë, në brezin kufitar me Kosovën.
Grupi prej 40 personave të armatosur më 21 prill për një kohë të shkurtër e pushtoi postën kufitare të Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njofton se ky incident tregon se ekzistojnë tensione të mëdha dhe rrezik që të shpërthejnë përleshjet në atë pjesë të Ballkanit, transmeton Indeksonline.
“Me shqetësim të tillë e kemi pranuar raporton për sulmin në natën e 21 prillit që e ka shkaktuar një grup i personave të armatosur në postën kufitare policore në Gushincë, në pjesën e Kosovën në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.
Në njofton shtohet se ky incident tregon se ekzistojnë “tensione të mëdha dhe rrezik që të shpërthejnë përleshjet në atë pjesë të Ballkanit”.
Tutje rusët janë marrë edhe me Kosovën, duke thënë se kjo situatë ndikon edhe në Kosovë dhe se sa më “shpejt duhet të zgjidhet çështja e Kosovës”.
Ministria ruse është marrë edhe me “krijimin e Shqipërisë së Madhe”, duke thënë se duhet t’i kushtohet rendësi thirrjeve për një ide të tillë.
“Shpresojmë se autoritetet maqedonasen do të vendosin rend në rajonin e trazuar dhe se do ta kenë ndihmën e nevojshme ndërkombëtare për këtë”, thuhet në njoftim.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT