Moska kërkon ftesë zyrtare për ta vizituar kampin Bondsteel në Kosovë!

Moska zyrtare ka deklaruar se vendimi për dënimin e Ratko Mlladiqit është një vazhdim i kursit të politizimit dhe po ashtu edhe i njëanshëm, veprime të cilat zënë vend në punën e Tribunalit të Hagës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmë të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se për këtë ishte tregues fakti se Tribunali nuk arriti të gjejë fakte ndaj komandantit boshnjak, Naser Oriq i cili qëndroi i fshehur në Srebrenicë dhe e përdorën atë për të sulmuar civilët serbë në vitin 1992-1994, transmeton lajmi.net.

Sa i përket Qendrës Humanitare ruse në Nish, Zakharova ka thënë se janë të gatshëm të presin komandantin e forcave të SHBA-ve në Evropë, Ben Hodges për vizitë duke shtuar se kanë ftuar që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e kampit Bondsteel në Kosovë.

Zëdhënsja ruse ka thënë se baza e Bondsteel është themeluar në përputhje me Rezolutën 1244 por “partnerët amerikanë nuk e dinë qëllimin e saj të vërtetë”.

“Ndoshta kjo është një nga arsyet për zhurmën e medias rreth qendrës në Nish”, ka përfunduar ajo.