Gjilpërat përmes të cilave jepen injeksionet në Emergjencën e QKUK-së, mund të numërohen në gishta.
Në numër edhe më pak janë fashat në dhomën emergjente të Ortopedisë, njofton Klan Kosova.
Infermierët që nuk pranuan të prononcohen para kamere, por prapa saj treguan vështirësitë që kanë në trajtimin e pacientëve.
Me këtë gjendje tashmë janë mësuar edhe ata që kanë nevojë për trajtim në këtë institucion.
- Advertisement -