Mos shmangni krejt sheqernat

Personat të cilët mbajnë dietë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi që eliminimi i sheqernave, metoda më e zakonshme për të humbur peshë, mund të ketë efekte anësore të rrezikshme. Në këtë rast mund të ndodhë ulja e aftësive të kujtesës dhe përqendrimit.

Studimi i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Tufts në Boston, hedh dritë mbi një nga dietat më të njohura (dieta Atkins) e cila ndalon miellin, sheqerin dhe patatet, por mundëson marrjen e proteinave dhe yndyrave.

Rezultati është i përkohshëm dhe mbresëlënës: humbje e kthjelltësisë së mendimit, ngadalësim të aftësive njohëse dhe humbje pjesërisht e memories.

Studimi është udhëhequr nga Dr. Holly Taylor, e cila thotë: “Ky studim tregon se ushqimi që konsumohet ka një ndikim të menjëhershëm mbi të menduarin. Dietat e zakonshme që përmbajnë nivel të pakët sheqernash deri në eliminimin e plotë të tyre, kanë një ndikim shumë negativ mbi mendimin dhe kujtesën”.

Pjesëmarrëset në studim (19 femra të moshave ndërmjet 22 dhe 55-vjeçare, janë ndarë në dy grupe: një që i nënshtrohet një diete të ekuilibruar, një tjetër e varfër me sheqerna.

Pas një jave, gratë e grupit të dytë shfaqnin një gjendje mendore më te keqe se ato të grupit të parë. Probleme me përqendrimin si për një kohë të shkurtër apo të gjatë kohe, kujtesë e dobët, ulje e vëmendjes vizive dhe hapësinore. Në të njëjtën kohë një reagim më i ngadaltë dhe më i vështirë për të njohur objekte dhe fytyra.

Sipas autorëve, kjo shpjegohet me fakti se niveli i ulët i sheqernave ul sasinë e glukozit në gjak, që transportohet në tru dhe përdoret nga qelizat nervore për të prodhuar energji. Duke hequr dorë nga ushqimet që përmbajnë sheqerna i heq trurit ‘ushqimin’ e domosdoshëm për ushqyerjen e neuroneve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT