Mos e bëni këtë veprim në Facebook, mund të arrestoheni

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi kishte postuar fotografi me pistoletë në Facebook.

Njësia policore nga i dyshuari ka konfiskuar pistoletën, njofton policia, transmeton Express.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.