Mos dilni nga shtëpia këtë fundjavë, luhen këto 5 supersfida

Me fillim prej 20:45 të shtunën, në fushën e “Juventus Stadium” zbresin dy skuadrat më të fuqishme të futbollit italian në vitet e fundit, Juve dhe Roma.

Edhe këtë herë 90-minutëshi në fushë pritet të jetë shumë emocionues, me bardhezinjtë që kanë katër pikë më shumë në tabelë se verdhekuqët, përcjellë “lajmi.net”.

Të dielën në 16:45 zhvillohet klasikja holandeze, Ajax – PSV, ndërsa në 17:00 në “Etihad” zhvillohet super-ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Nga La Liga vjen derbi i nxehtë katalunas ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, që zhvillohet në 20:45 në “Camp Nou”.

Kënqësitë futbollistike vazhdojnë edhe të hënën, me derbin lokal mes Everonit dhe Liverpoolit, sfidë e cila luhet në “Goodison Park”.

Juventus – Roma, e shtune 20:45 (Serie A)
Ajax – PSV, të dielën 16:45 (Eredivisie)
Manchester City – Arsenal, e diel 17:00 (Premierliga)
Barcelona – Espanyol, e diel 20:45 (La Liga)
Everton – Liverpool, të hënën 21:00 (Premierliga)