Andi dhe Jasmina kanë bërë vazhdimisht lëmsh rrjetin me marrëdhënien e tyre të çuditshme. Edhe kur ishin në “Përputhen” dhe të deklaruar për njëri-tjetrin gjeni gjithmonë probleme dhe mosmarrëveshje.

Ata dolën nga emisioni për të vazhduar njohjen jashtë dhe gjithë publiku ishte në pritje të konfirmonin lidhjen. Por ka ndodhur e kundërta.

Në një IsntaStory të pak minutave më parë Jasmin ka habitur të gjithë duke treguar se Andi ka lënë Jasminën vetëm në ditëlindjen e Fationit për të rendur pas këngëtares kosovare Diona Fona e cila e mori ish-konkurrentin si imazh në videoklipin e saj.

“Boll me pyetje se çfarë bën Andi, ku është Andi. Durova të dal si një femër e fiksuar para një shqipërie të tërë, ndërkohë që duket kush shkon mbas femrës së gabuar. Dje ka qenë I ftuar në ditëlindje, pork a ikur drejt Vlorës për t’I ardhur në ndihmë “shoqes” që e ka njohur vetëm kur I ka shkruar për ta marrë si imazh.

Nuk kam folur e nuk kam hapur kësi temash pasi personi në fjalë takohej me mua dhe më bëntë të dukesha si e “çmendur” për këto mendime. Dje u a them sinqerisht po prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxorrët fytyrën e vëtetë të mashkullit “të dashuruar”. Njeriu I fundit që do doja t’ja hiqja maskën, por si fillim ai s’duhej të kishte maskë me mua.

Sa për këtë femër bota është e rrumbullakët, sot unë nesër ti”, ka shkruar Jasmina me mllef për Andin dhe Dionën.