Morata: Flm Real!

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka falënderuar fansat e Real Madridit për përkrahjen që shfaqën për të në Santiago Bernabeu.
“Ishte ndeshje e vështirë për mua. Unë nuk e festova golin. Nuk e pata ndërmend ta festoja. Ishte ndeshje e çuditshme për mua, por unë dua të falënderojë ekipin e Realit dhe fansat për përkrahjen që shfaqën ndaj meje”, ka thënë Morata.
Ish-sulmuesi i Realit shënoi golin vendimtar për Juven që i ndihmoj të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT