Monedha dixhitale arrin pikën më të lartë në tre vite

Monedha dixhitale Bitcoin arriti sot nivelet më të larta që prej tre vitesh. Një Bitcoin këmbehej me 774 dollar në bursën itBit të New York-ut, një rritje me 1% brenda ditës dhe është vlera më e lartë që prej Shkurtit të 2014-tës.

Bitcoin është një formë alternative e parasë e cila mund të shfrytëzohet për blerjen në mbarë botën duke ruajtur plotësisht anonimitetin dhe pa nevojën e një banke qëndrore për të proceduar transaksionet. Këtë vit vlera e saj është rritur me 80%.

Kjo rritje mendohet të jetë nxitur nga heqja nga qarkullimi të 500 deri në 1,000 kartmonedhave me vlerë 256 miliard dollar pas spekulimeve se po përdoreshin për korrupsion.

Vlera e monedhës dixhitale Bitcoin ka qenë goxha e paqëndrueshme vitet e fundit. Në 2013-tën një Bitcoin kushtonte 1,100 dollar dhe më pas ra në 150 dollar në fillim të 2015-tës. Më pas erdhi një periudhë stabilizimi në 500 dollar. (PCWorld Albanian)