“Moments” aplikacioni më i ri nga Facebook

    Aplikacion “Moments”, është aplikacioni më i ri nga Facebook, i cili mundëson që të shpërndajmë sa më shumë fotografi që ne kemi bërë në një event familjar.
    Kjo është një mënyrë e njëjtë që aplikohej për etiketimin e personave të ndryshëm, ndërsa me aplikacionin e ri Facebooku sugjeron etiketimet te fytyra e personave në foto që kanë ngjashmëri me ndonjë mik tuajin.

    Ju mund të shpërndani privatisht ato fotografi me miqtë tuaj dhe ata mund të zgjedhin të shpërndajnë fotografitë me ju po ashtu. Tani, ju dhe miqtë tuaj keni të gjitha fotografitë që keni bërë bashkë. Nëse s’e kanë “Momentsin” e instaluar, do të marrë një njoftim në Messenger.

    Ndërkohë aplikacioni për momentin është në dispozicion vetëm në Amerikë, akoma nuk dihet një datë e saktë për zyrtarizim në të gjithë botën.