Ministrja e Dialogut në largim, Edita Tahiri, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është përplasur verbalisht me ministrin në largim, Avdullah Hoti, dhe kryeministrin në largim Isa Mustafën.
Edita Tahiri ka kërkuar alokimin e mjeteve për zyrat e gjendjes civile në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq dhe ka akuzuar ministrin Hoti se nuk po ndan mjete për zbatimin e marrëveshjeve për tabelat e veturave.
Për të njëjtën çështje, Tahiri është përplasur verbalisht edhe me kryeministrin në largim, Isa Mustafa.
- Advertisement -