Gjatë punimeve përmes një shpërthimi në autostradë, një gur i madh “shpërtheu” dhe ra në hekurudhë, dhe pas kësaj në rrugën lokale Çapljin të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, shkëmbi i madh u rrëzua poshtë kodrës, theu gardhin, ra së pari në hekurudhë dhe më pas në rrugën lokale.

Para kësaj, ai thuhet se kaloi pranë një ekskavatori në vetëm disa centimetra.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur guri filloi të binte nga kodra dhe përfundoi në rrugë.

Për fat të mirë, asnjë makinë ose ndonjë këmbësorë nuk ishin duke kaluar pranë rrugës ndërsa kjo po ndodhte.