Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gucati qëndroi serioz ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e lexoi aktgjykimin dënues ndaj tij, raporton Express.
Për veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve, Gucati u shpall i pafajshëm
I njëjti dënim iu shqiptua edhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata u akuzuan për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
- Advertisement -