Momenti kur droni u dërgon drogë dhe telefona mobil të burgosurve në qelitë e tyre (Video)

Kriminelët e burgosur janë duke u bërë gjithnjë e më shumë krijues me teknikat e tyre të kontrabandimit të drogës, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet një dron duke fluturuar në oborrin e një burgu duke kontrabanduar gjësende të ndryshme.

Videoja e pazakontë ka kapur momentin kur gjatë muajit të kaluar në burgun e Londrës Ëandsëorth, shihet duke fluturuar një qante e zezë falë dronit, që kishte për qëllim të furnizojë të burgosurit me telefona mobil dhe gjësende tjera, transmeton Telegrafi.

Dyshimi se diçka e keqe po ndodhte kishte lindur qysh vitin e kaluar, kur gjësendet e ndaluara gjendeshin shpesh në qelitë e të burgosurve në Angli dhe Uels. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT