Momenti kur deputeti ia gris para fytyrës Tsipras-it marrëveshjen me kreditorët (Video)

Nervozizmi dhe kundërshtia ka arritur kulmin në sallë e parlamentit Grek teksa diskutohej miratimi i paketës së reformave të BE-së dhe miratimi i masat shtrënguese shoqëruar edhe nga protestat e dhunshme të qindra qytetarëve të mbledhur jashtë parlamentit.

Ka qenë deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasiridhis i cili ka grisur marrëveshjen e arritur në Bruksel me huadhënësit ndërkombëtarë dhe ja ke “hedhur në fytyrë” Kryeministrit Aleksis Tsipras.

Reagimi i deputetit të djathë por edhe i shumë deputetëve të tjerë kanë nervozuar kryeministrin Tsipras i cili e ka marë fjalën disa herë gjatë seancës.

Ndërsa, kreu i Agimit të Artë, Nikos Mikaloliakos sipas mediave Greke gjatë fjalës së tij në Parlamentin ku prej shumë orësh u diskutua marrëveshja e arritur në Bruksel dhe votimi i planit të shpëtimit që ka paraqitur Tsipras u është drejtuar deputetëve me “shokë të së majtës”, e cila ngjalli reagime në parlament.

Duke iu referuar rritjes së taksave, veçanërisht në rritjen e çmimeve shkaktuar nga rritja e TVSH nga 13 deri në 23% për shumë produkte dhe shërbime si hapa parakusht për arritjen e një marrëveshjeje tha se ky është një tatim indirekt për qytetarët sidomos për të varfrit.

https://www.youtube.com/watch?v=Yj2C_mIWHbA

- Advertisement -

MË TË FUNDIT