Para pak orësh një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter, ka goditur Kroacinë.

Sipas raportimeve, vendi më i goditur është Petrinja, ndërsa deri më tani është shënuar një viktimë 12 vjeçare, kurse numri i madh i shtëpive dhe ndërtesave janë shkatërruar, transmeton Ballkani.info.

Shumë media duke raportuar nga vendi ngjarjes, kanë kapur pamje të tërmetit.

Gazetari i Al Jazeere, duke raportuar për tërmetin dhe dëmet e tij, shihet i tronditur nga pamjet, duke thënë se gjithçka është shkatërruar, njerëzit të lënduar, ndërsa në momentet sa raportonte live ndodhë tërmeti tjetër, ai pavarësisht tronditjes kërkonte që njerëzit ta marrin me qetësi dhe shton se gjithçka është në rregull. /Ballkani.info./

Për më shumë shihni videon: