Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë zyrtarin policor, Qamil Delija, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.

Klina info ka publikuar pamje nga arrestimi i tij, shkruan Indeksonline.

Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/