Momenti historik për Kosovën, Nora i sjell medaljen e parë Kosovës (Foto)

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat e para Olimpike Evropiane “Baku 2015”, e cila ka bërë që kjo të jetë edhe medalja e parë e garuesve kosovarë në këtë kampionat.

Xhudistja kosovare ka mposhtur me ‘waza-ri’ me rezultat 10:0 kundërshtaren holandeze, Sanne Verhagen, e cila u penalizua edhe për pasivitet.

Në fotografinë e mëposhtme, është momenti historik, kur Gjakova fitoi 10 pikë, të cilat i sollën medaljen e bronztë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT