Moment i ‘frikshëm’: Rrufeja godet në Vushtrri, derisa një person po xhironte me telefon

Pamje të ‘frikshme’ janë kapur dje në Vushtrri, ku rrufeja godet shumë pran një personi që ishte duke xhiruar me telefon, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë mbajti mot shumë i nxehtë. Sipas matjeve të IHMK’së deri në orën 16 në pjesë të Dukagjinit, në stacionet në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale mbërritën deri në 37 gradë Celsius. Në Prishtinë temperatura maksimale ishte 35 gradë Celsius, derisa në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës 34 gradë Celsius.

Gjatë pasdites nga Drenica u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme me shi, e cila vazhdoj trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajit dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje. Sipas matjeve jozyrtare, përgjatë Ferizajit dhe Vitsë u regjistruan mbi 1000 rrufe.

Mirëpo rrufetë goditen edhe qytetin e Vushtrrisë, ku edhe nga pamjet e publikuara në ‘Meteo Ballkan’, shihet se si godet një rrufe afër një personi.

Derisa ishte duke xhiruar, rrufeja bën dritë qiellin.

Sot në vendi moti do të jetë jo shumë nxehtë. Vranësira dhe diell. Nga mëngjesi mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime.

Ndërkaq nesër do të jetë nxehtë me diell dhe kthjellët. /gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT