Mjeshtri i njohur me emrin në Facebook, Mbreti GJk Ujku Trump, ka shpërndarë një video të frikshme ku shihet duke nxjerrë nga pragu i shtëpise dy gjarpërinj të mëdhenj, shkruan IndeksOnline.

Në video shihet si mjeshtri kosovar ua ka bërë “qaren” një familjeje që kishte problem me bolla dhe gjarpërinj.

Ai u kishte ndihmuar që t’i zënë ata dhe t’i largoj nga shtëpia.

“Pershendetje per te gjithe sot mora nje telefonat nga nje familje ne fshatin Radoste, qe kishin problem per here te dyte me bolla dhe gjarprinje, ndihem shum i lumtur qe problemin e zgjodha me sukses te kjo familje te cilet me rrespektun dhe u ndin te kenaqur me punen time, e faleminderoj Zotin per kete dhunti..”, shkroi ai në Facebook./IndeksOnline/

 iv>