Mohon BDI: Nuk largohemi nga postet qeveritare

 

BDI do të mbetet në Qeveri dhe asnjë nga ministrat e kësaj partie nuk do të japin dorëheqje.
Ky lajm i rrufeshëm ka pasuar pas publikimit të lajmeve në disa portale se edhe ministra të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe më në fund edhe kjo parti do të tërhiqet nga Qeveria.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi përgënjeshtroi lajmet dhe tha se nuk dorëhiqet askush nga partia e Ali Ahmetit.
“As unë e asnjë ministër shqiptar nuk jemi dorëhequr për dallim nga kolegët tanë maqedonas. Nesër do të ketë seancë qeveritare për ministrat e rinj, në ora 13″, tha për Portalb, Ademi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT