Mogherini: Ju s’keni nevojë të bëheni Evropë, ju jeni Evropë

Federica Mogherini, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e bërë për liberalizimin e vizave.

Dje Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët dhe, sipas Mogherinit, që mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Ajo ka ftuar për bashkëpunim të mëtejmë të Kosovës me BE-në.

“Njerëzit në Kosovë dhe dini edhe ju që kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritëm një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe që keni bërë së bashku me ne. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo, raporton koha.net.

Në Kuvendin e Kosovës ajo ka bërë thirrje për dialog mes partive dhe se konfliktet mes partive politike janë pjesë e demokracisë dhe kur është në çështje vendimet e mëdha duhet unifikim. Ajo ka ofruar mbështeten e BE-së në çdo proces të rëndësishëm për vendin.

Mogherini ka folur edhe për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të cilat ajo i lehtëson. Ka thënë se e di që ky është proces i vështirë për të dy vendet, por ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut.

“Zhvillimi në dialog është zhvillim për shoqërinë tuaj”, ka thënë ajo.

Deri sa ka folur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë ajo ka thënë se nuk do të qeveri paralele në Kosovë dhe se ajo do të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Mogherini është thirrur jo vetëm në aspektin gjeografik, por edhe atë historik për të përçuar një mesazh te shqiptarët dhe te Ballkani.

“Ja thash edhe kryetarit dhe kryeministrit ‘Ju nuk keni nevojë të bëheni Evropë, ju jeni Evropë’”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT