Me “shtet sovran” i është referuar Kosovës shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, gjatë vizitës që e ka realizuar të enjten në Prishtinë.
Mogherini e ka bërë këtë, tek i është përgjigjur një studenti serb gjatë një debati në Bibliotekën Kombëtare.
“Dialogu ndodh mes dy palëve të barabarta. Dialogu ndodhë mes dy shteteve sovrane”, ka thënë Mogherini, teksa i është referuar dialogut Kosovë-Serbi, të cilin vet e ndërmjetëson.
Studenti serb u interesua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pyeti se kur do të jetë ky asociacion në agjendën e BE-së.
Por, mori përgjigjen se komunat serbe nuk do të jenë në agjendën e BE-së, ngaqë BE-ja është vetëm iniciator dhe ndërmjetësues i dialogut midis këtyre dy shteteve sovrane dhe se nuk përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe Serbisë.
- Advertisement -