Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evriopian Federika Mogerini ka deklaruar sot në Beograd se një nga temat e bisedimeve ishte edhe ajo që formimi i Bashkësisë së komunave serbe të vehet në rend dite në raundin e radhës së dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.
Po ashtu Mogerini ka konfirmuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për “Mbrojtjen civile”.
E pyetur nga gazetarët nëse Brukseli do të mbrojë pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” në Kosovë që sipas tyre, Prishtina e trajton si formacion paramilitar, Mogerini tha se mu dje (të enjten) është arritur marrëveshja për mbrotjen civile. “Mendoj se ajo është shumë pozitive”, është shprehur Mogerini, njoftoi në lajmet qendrore Televizioni publik serb, transmeton QIK.
Ndërkohë, shefi listës serbe Jablalnoviq edhe sot ka mohuar se është arritur marrëveshja për këtë formacion ilegal serb në Kosovë.
- Advertisement -