Modeli më i ri nga Samsung, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge që shënuan një sukses të jashtëzakonshme për kompaninë do të vijnë edhe të larë në ar 24 karat. Këtë e sjell kompania e njohur për larjen në ar të pajisjeve elektronike Goldegenie.
Porositjet për këta telefona inteligjentë do të fillojnë më 20 mars
Telefonat inteligjentë të gjigantit korean do të jenë të disponueshëm në ar 24 karat, platin dhe ari ngjyrë rozë. Goldgenie shpreson të ketë kërkesa të shumta për këto dy pajisje.
Sigurisht që Samsung Galaxy S6 i larë në ar 24 karat do të kushtojë pak shtrenjtë. Goldgenie do ta shesë këtë pajisje rreth 2,457 dollarë. Kompania britanike do të fillojë të tregtojë këto pajisje tek konsumatorët pas dy ose tre javësh pasi të hidhen në treg telefonat inteligjentë origjinal.
- Advertisement -