Mobilizohet Drenica për protestën Kundër Burgosjës së Ushtarëve të UÇK-së (FOTO)

Tanime e gjithë Drenica dhe Kosova është mobilizuar për protestën gjithëpopullore Kundër Burgosjes të Ushtarëve të UÇK-së, që do të mbahet me datën 17  qershor 2015, ditën e merkurë në Prishtinë.

Në një pronocim për portalin Drenica Press, Hysni Gucati përfaqësues i organizatave të dalura nga lufta në Skenderaj tha: “Ne jemi në fazen finale të organizimit të protestës gjithëpopulore, të gjitha përgatitjet për këtë protestë po shkojnë mirë dhe ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë, Kundër Burgosjes së Ushtarëve të UÇK-së.

Z. Hysni Gucati poashtu ftoj të gjitha partitë politike t’i bashkëngjiten kësaj proteste dhe njoftoj se nisja e oganizuar për protestë nga Skenderaj do të bëhet në ora 10:00 nga Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, përfundoj Gucati për portalin Drenica Press.

Kjo protestë do të mbahet në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë dhe pritet të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, në shenjë përkrahje për luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe njëherit duke kundërshtuar vendimin për burgosjen e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto foto mund të shihni përgatitjen për një pjesmarrje masive të qytetarëve të Drenicës për këtë protestë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT