Mlladiq u nxor nga salla, nuk përfilli gjyqtarin pas shqiptimit të dënimit (VIDEO)

Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm ish gjeneralin serb, Ratko Mlladiq.

Ai është shpallur fajtor për 11 pika të aktakuzës, ku përfshihen krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat, njofton Klan Kosova.

Pas shqiptimit të dënimit, Mlladiq nuk ka përfillur urdhrat e gjyqtarit në seancë, duke kundërshtuar ashpër dënimin, për çka është dhënë urdhër që të largohet nga salla.

Në videon e më poshtme mund të shihni reagimin e Mlladiq: