MKRS tregon se sa para do të fitojnë Majlinda, Nora dhe Dritoni

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka nesër do të marrin shpërblimet për medaljet e fituara në Kampionatin Evropian.

Xhudistët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajneri Driton Kuka nesër do të marrin shpërblimet shtetërore nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Nesër (e hënë) me fillim nga ora 14:00, në kabinetin e Ministrit Kujtim Shala zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore .

Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore dhe sipas saj fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë € ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë €.

Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë €. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT