Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Mbrëmjen e Bamirësisë organizuar nga shoqata Down Syndrome Kosova, ka dhuruar një shumë në vlerë të pesë mijë eurove, ndihmë për nevojat e komunitetit të prekur me sindromën Down.
Kjo shumë konsiderohet një lehtësim që sado pak do të ndihmojë shoqatën për ndërtimin e qendrës e cila do të jetë në shërbim të këtij komuniteti.
Gjithashtu, MKRS-ja ka ndihmuar në vazhdimësi komunitetin me sindromën Down në Kosovë përmes përkrahjes së projekteve konkrete për komunitetin në fjalë në fusha të ndryshme të cilat mbulon ministria. Një prej bursisteve që mbështet MKRS-ja është edhe notarja paraolimpike, Medina Surdulli.
MKRS është e gatshme dhe mbetet e përkushtuar që t’u gjendet gjithmonë pranë këtij komuniteti dhe të mbështesë ata në çdo drejtim.