Partitë politike kanë nisur garën e brendshme për kandidaturat për zgjedhje lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Garë interesante pritet të jetë edhe në qendrën e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Vushtrri.

Indeksonline mëson se njëri prej themeluesve të VV-së në këtë komunë, Artan Krasniqi, pritet t’i futet garës në zgjedhje lokale.

Krasniqi, i cili me profesion është mjek, konkretisht kardiolog në QKUK, është duke marrë mbështetje nga një pjesë e madhe e Degës.

Ndryshe, LVV-ja e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit doli e para në Vushtrri duke marrë 60.08% të votave, duke shënuar kështu një rritje prej 27% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.

Vlen të theksohet se LDK-ja, konkretisht Xhafer Tahiri, aktualisht është duke udhëhequr me këtë qytet. /Indeksonline/