Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar. Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë.

Mjeku Agron Çitaku në një konferencë për media thanë se gjendja e 14 prej tyre është mesatarisht e rëndë, ku lëndimet zakonisht janë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë.

“14 pacientë deri tani..gjendja mund të themi se është stabile e mesatarisht e rëndë. Më i riu ishte i vitit 2002, ndërsa mosha 49 vjeçare është më e larta. Nuk ka rrezik për jetë por është gjendja mesatarisht e rëndë. Kryesisht lëndime kanë marrë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë”, thotë mjeku kujdestar, Agron Çitaku nga një lidhje të drejtpërdrejt nga QKUK-ja. /Express/