Mjekimi më i mirë kundër ftohjes

Stina e dimrit është e karakterizuar nga shqetësime të ndryshme shëndetsore, ku zakonisht viroza kryesore është gripi dhe ftohja. Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë trupore është pushimi. Shpesh marrja e medikamenteve për uljen e temperaturës subjektivisht mund ta përmirësojë situatën, pacientët shpesh ndihen më mirë, prandaj ngrihen nga shtrati dhe vazhdojnë me aktivitetet e përditshme, dhe nuk pushojnë sa duhet. Temperatura e lartë është e rëndësishme në luftën kundër infeksionit. Që trupi të marrë sa më shumë vitamina dhe produkte bimore sekondare – kimikate mbrojtëse të prodhuara nga bimët, që kanë veti shëruese për njerëzit, rekomandohen shumë fruta dhe perime. Dy bimët çudibërëse për pengimin e viruseve dhe të baktereve dhe për forcimin e sistemit imunitar janë rrika dhe qepa.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT