Mjekët ngrejnë alarmin “Një në pesë pacientë me COVID-19 shfaq këtë problem të shëndetit mendor”

Pandemia e Koronavirusit prej muajsh tashmë ndodhet mes nesh. E gJithë bota dhe autoritetet përkatëse po bëjnë studimet e duhura në lidhje me sigurimin e një vaksine për të parandaluar përhapjen e Covid 19 që nuk dihet se sa do të zgjasë.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë detaj në lidhje me pasojat që Covid lë në shëndetin mendor kjo sëmundje. Sipas një studimi të fundit të publikuar në mediat e huaja është zbuluar se brenda një periudhe 3 mujore nga marrja e përgjigjes pozitive në testin e tamponit, pothuajse një në pesë persona shfaqin çrregullime të shëndetit mendor.

Ndër të tjera në studim thuhet se një në pesë persona që kanë qenë të prekur nga Covid-19, ‘diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin”.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe NIHR, Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se njerëzit me një diagnozë paraprake me probleme të shëndetit mendor, kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa probleme të shëndetit mendor.

“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetime të mëtejshme. Në ndërkohë, të kesh një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19″, tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit./Burimi DW

- Advertisement -

MË TË FUNDIT