Emrat e shumë doktorëve të njohur janë gjetur në revista fiktive në Bonjë dhe Kroaci, raporton T7.
Feride Rushiti, gruaja e guximshme kosovare, u befasua kur pa emrin e saj në një artikull që flet për dyshimet se disa mjekë publikuan punime shkencore në pesë revista, të cilat konsiderohen të rrejshme.
Ajo u fut në mesin e autorëve që kanë publikuar në “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica” gjatë periudhës 2012-2018, bashkë me disa mjekë jo pak të njohur.
Megjithatë, Rushiti thotë që as që ka dëgjuar për këto revista shkencore, ani pse vetë ka publikuar punime më herët në disa që konsiderohen kredibile.
Rushiti madje garanton edhe tek pjestarët tjerë të grupit, kur punimet ishin grupore, duke thënë se as ata nuk do publikonin gjë pa miratimin e të gjithëve.
Ajo e sheh këtë hulumtim si jo të plotë pasi që linqet e punimeve që thuhet sa janë publikuar nuk u janë bashkangjitur emrave.
Por pjesë në këto revista të rrejshme thuhet se janë publikuar edhe punimet e dhjetra mjekëve të QKUK-së, përfshirë edhe emra të njohur .
Edhe Naser Ramadani e ka mohuar të jetë në dijeni për këto publikime dhe nuk ka dashur të flas për to.
Ramadani shihet të ketë publikuar në revistën e rrejshme boshnjake Medical Archives.
Publikimin e emrit të tij nuk ka qenë i qasshëm t`a komentojë as Ferid Agani.
Njejtë ka vepruar edhe drejtori i shërbimit klinik dhe spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.
E publikimet e këtyre mjekëve mund të verifikohën lehtë duke u qasur në databazën e Revistave Shkencore Pub Med.
Në këtë formë e ka bërë hulumtimin edhe Kryeredaktori i Gazetës Shneta, Bujar Vitija.
Hulumtimi “Pseudoakademia dhe pazaret me tituj shkencorë në Mjekësi”, u realizua nga Dr. Taulant Muka dhe gazetarja Esmeralda Keta,
Këta të dy përgatitën një punim shkencor me të dhëna të rreme.
Autore ishin dy gjyshet e Dr. Taulantit, njëra 81 dhe tjetra 86 vjeçe. Që të dyja me nga vetëm 3 vjet shkollë.
Këtë e ka thënë për T7 edhe vetë Muka, duke shtuar se këtë punim e dërguan në pesë revista shkencore: International Journal of Medical Science and Clinical Intervention (Valley International me qendër në Indi), Merit Research Journal of Medicine and Medical Sciences (me qendër në Indi), Medical Archives (me qendër ne Bosnje) dhe BANTAO Journal (me qendër në Maqedoni) si dhe revistën prestigjioze në fushën e diabetit, Diabetologia, ndërkaq punimi u pranua nga tri revista që kthyen përgjigjje pozitive duke kërkuar pagesë prej 750 dollarëve.