Mjekët kosovarë habitën me rastin e 105 vjeçares nga Mramori

Ndodhë që edhe vetë mjekët shpesh habitën nga raste të ndryshme të cilave nuk arrijnë t’u japin ndonjë shpjegim.

Kështu ka ndodhur edhe me drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK,  Gani Bajraktari.Ai madje ka falënderuar pacienten 105 vjeç, që iu kthye familjes në gjendje të mirë shëndetësore pas përjetimit të infarktit.

“Çdo ditë bëjmë përpjekje që të motivojmë pacientët për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur”, deklaroi ai, shkruan teleskopi.

“Këtë herë motivacioni erdhi në kahe të kundërt: Falënderimet nga pacientja 105 vjeçare, që iu kthye familjes në gjendje të mirë shëndetësore pas përjetimit të infarktit, ishin motivacion për ne!”.

Pacientja Sherife Gashi nga Mramori i Prishtinës, 105-vjeç, gjatë javës që shkoi kishte përjetuar infarktit, të cilit i ka mbijetuar dhe ky është një rast që po konsiderohet i veçantë në mjekësi.

Pas trajtimit që ajo mori nga ekipi i mjekëve të sëmundjeve të zemrës është rikthyer në shtëpi dhe ajo do të jetë në gjendje që të flasë si para një jave.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT