Mjekët ia plotësojnë dëshirën e fundit gruas në shtratin e vdekjes

Një gruaje me sëmundje terminale në Australi i është plotësuar dëshira e fundit për të shkuar në plazh.

Momenti që është shpërndarë në mediat sociale nga Shërbimi Ambulantor i Queenslandit tregon paramedikët duke qëndruar pranë gruas në shtratin e spitalit, transmeton portali arbresh.info

Dyshja shihet duke shikuar nga uji në Hervey Bay, një qytet bregdetar në jug të Queensland.

Zyrtarja Helen Donaldson e Hervey Bay tha se një ekuipazh po transportonte një paciente në njësinë e kujdesit paliativ të spitalit lokal kur gruaja shprehu se ajo dëshironte që të mund të ishte në plazh.

“Mbi dhe përtej, ekuipazhi mori një devijim të vogël në plazhin e mrekullueshëm në Hervey Bay për t’ia dhënë pacientes këtë mundësi. Lotët u derdhën dhe pacientja u ndje shumë e lumtur”, ka postuar ajo.

“Ndonjëherë nuk është droga, trajnimi, aftësitë – ndonjëherë e gjitha që ju nevojitet është ndjeshmëria për të bërë një ndryshim!”

Postimi është ndarë më shumë se 12.000 herë që kur është publikuar në Facebook të mërkurën./Arbresh.info/