Një video e tmerrshme tregon një polic duke përplasur fytyrën e një të dyshuari në tokë gjatë një arrestimi. Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani, ndërsa policët janë pezulluar nga detyra pasi videoja e arrestimit të dhunshëm u bënë virale.
Videoja është filmuar me celular dhe tregon të dyshuarin e shtrirë në dysheme, duke fytyra e tij përplaset disa përtokë nga polici, ndërsa dy oficerë e mbështesnin atë.
Një shikues i tmerruar mund të dëgjohej duke ju lutur oficerëve dhe duke ju thënë atyre: “Mos e vrisni”.
Kur oficeri më në fund ndaloi së godituri kokën e njeriut në dysheme, i dyshuari qëndronte pa lëvizur dhe me sa duket i pavetëdijshëm.
“Unë mendoj se ai është i vdekur,” tha shikuesi i filmuar. Videoja është shikuar më shumë se tre milionë herë në Facebook.
Një fotografi e skenës, pas arrestimit, tregon gjakun e derdhur në dysheme.
I dyshuari u dërgua në spital dhe u trajtua për dëmtimet në kokë, para se të dërgohej në burgun e Qarkut Lawrence, duke u akuzuar për disa vepra të lehta penale.
Incidenti filloi kur policia mori një telefonatë në orën 5.34 të mëngjesit më 23 prill ku thuhej se një mashkull i dehur po sulmonte një mashkull të ri.