Mitrovicë, reagimi i shpejtë i Policisë parandaloi hedhjen e qytetarit nga lartësia

Sot rreth orës 13:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për një person i cili po tentonte të hidhej nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë profesionale iu kanë qasur, duke komunikuar dhe duke e bindur
personin që të tërhiqej prapa.

Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana që personi të futet në kontroll.

Personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.

Policia do të vazhdojë me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rastin. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT