Sot në orët e para të mëngjesit një përson 36 vjeç është plagosur me armë zjarri pasi kishte një zënkë me një 35 vjeçar, kur ky i fundit nxjerr revolen dhe plagos atë. Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në rrugën ,Afrim Zhitia’ në Mitrovicë. Informacioni për të shtëna me armë zjarri ishte raportuar në stacionin policor ,Jugu’ Mitrovicë. Njësitë policore me shpejtësi kanë reaguar në vendin e ngjarjes ku kanë arritë që në vend ngjarje të arrestojnë të dyshuarin S.N. 35 vjeçar, tek i cili konfiskojnë një armë pistoletë, ndërsa viktimës së rastit J.P. 36 vjeçar fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet në vendin e ngjarjes nën autorizimin e prokurorit i kanë nisur hetuesit rajonal nga Njësia e krimeve të rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes si prova materiale nga ana e Krim-teknikës është gjetë një gëzhojë të kalibrit të vogël,si dhe një fishek. Nga hetimet e para të bëra, bazuar në deklaratat e siguruara deri me tani dyshohet se në momentin kritik i dyshuari të ketë shtënë me armë zjarri ku si pasoj të ketë plagosur viktimën, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes pritet te zbardhen ne procesin hetimor të mëtejmë.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, provat e gjetura në vendngjarje dhe elementet e rastit, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të hetohet si vepër penale ‘ vrasje në tentativë’./drenicapres/