Mitrovicë, nderohet dëshmori Artim Jashari

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe kryesuesi Bislim Imeri, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve të tjera të Mitrovicës dhe më gjerë, si dhe familjarë të shumtë, kanë nderuar sot dëshmorin Artim Jashari, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tij.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, e vlerësoj atë si një figurë të ndritur në historinë më të re të Kosovës.  “Ai sakrifikoj jetën e tij që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë vendit, ashtu sikur që e kanë sakrifikuar edhe mijëra dëshmorë të tjerë, prandaj amaneti i dëshmorëve duhet të dërgohet në vend të duhur”, tha Bahtiri.
Ai shtoj se,  dëshmorët, siç është edhe Artimi, kanë pas një vizion për këtë vend. “Ju familjarë të nderuar, duhet të jeni krenarë për Artimin”, tha kryetari Bahtiri.
Në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoj për pjesëmarrje, vëllai i dëshmorit, Kushtrim Jashari.
Me këtë rast, ai kërkoj nga institucionet dhe të gjithë të tjerët që të punojnë më shumë për të  quar në vend amanetin e atyre që sakrifikuan edhe jetën e tyre për këtë vend.
Kryetari Bahtiri, por edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera, bënë homazhe dhe vendosën  kurora lulesh te lapidari i Artim Jasharit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT