Mitrovicë, lëndohen dy këmbësorë

Dje gjatë ditës në Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët u goditën nga pakujdesia e shoferëve.

Rreth orës 13:20 një i dyshuar mashkull, derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Ndërkaq, rreth orës 10:10, një serb përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin i cili ishte po ashtu serb. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT