Mitrovicë, grabitje e armatosur

 

Një rast ‘grabitje’ është raportuar mbrëmë të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, ku policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 20:50, të datës 5 janar 2014.
Sipas viktimës mashkull shqiptar 23 vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij, brenda kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin armës nga viktima kanë marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh, e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën.
Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes.
Përveç deklaratës së siguruar nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, policia gjithashtu ka siguruar edhe një deklaratë tjetër nga një person në cilësi të dëshmitarit mbi rrethanat e rastit të grabitjes.
Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’, thuhet në komunikatën e policisë për media.
- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com